Ndërlidhjet

Koreja Veriore kërcënon me ndalimin e bashkimit familjar


Ilustrim
Ilustrim
Koreja Veriore ka bërë të ditur të enjten se është duke menduar për ndërprerjen e planeve për lejimin e bashkimit të familjeve që jetojnë në Veri dhe Jug.

Kjo, nëse Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut vazhdojnë me planin e tyre për ushtrime të përbashkëta ushtarake.

Në një lëvizje të rrallë të ndërtimit të mirëbesimit, të dy koretë janë pajtuar në mërkurën që t’ju lejojnë familjeve të ndara nga lufta koreane e viteve 1950-53, të takohen për pesë ditë rresht gjatë muajit shkurt.

Kjo është hera e parë që lejohet një ribashkim i tillë, prej vitit 2010.

“Në kohën kur marrëveshja për ribashkimin e familjeve të ndara është bërë në Panmunjom, një formacion i bombarduesve strategjik B-52 ishin duke kryer ushtrime me armatim bërthamor, që në fakt kishin neve për cak”, ka thënë një zyrtar koreano-verior, sipas medieve shtëtore.

Askush në Shtetet e Bashkuara apo Korenë e Jugut, nuk ishte i qasshëm për të komentuar këto akuza.

As komanda i Shteteve të Bashkuara në Paqësor, që gjendet në Havai, nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e agjencisë reuters.
XS
SM
MD
LG