Ndërlidhjet

Shefi i ushtrisë egjiptiane al-Sissi i hyn garës për president


Ilustrim
Ilustrim
Shefi i Shtatmadhorisë së Egjiptit Mareshali Abdel-Fattah al-Sissi do të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, shkruan sot një gazetë kuvajtiane duke e cituar kryeushtarakun egjiptian.

“Kjo çështje është vendosur. Nuk kam zgjidhje tjetër, pos t’i përgjigjem kërkesës së popullit të Egjiptit”, ka thënë al-Sissi në një intervistë për të përditshmen al-Seyassah.

Autoritetet në Egjipt nuk kanë konfirmuar ende saktësinë e këtij publikimi, mirëpo intervista është ripublikuar në tërësi nga mediet dhe televizionet në Egjipt.

“Do të dal para popullit për të ripërtërirë besimin, por përmes votës”, ka thënë al-Sissi.

Mareshali i Egjiptit ka përmbysur Mohammed Morsi, presidentin e parë të zgjedhur, në korrik të vitit të shkuar, pas protestave masive që bënin thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Ai ka thënë edhe më parë se është i gatshëm që të garoj, nëse kjo është kërkesa e popullit.

Më 27 janar, Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura, që është trupi kryesor ushtarak, ka aprovuar kandidaturën e tij të pritur.

Presidenti i përkohshëm Adly Mansour, ka lajmëruar një ditë më parë, se kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet presidenciale, të cilat sipas kushtetutës së reformuar, do të duhej të zhvilloheshin gjatë muajit prill.
XS
SM
MD
LG