Ndërlidhjet

Paraburgim 1 muaj për Delibasiqin


Ilustrim
Ilustrim
Misioni i Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, njofton se një gjyqtar ndërkombëtar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka urdhëruar një muaj paraburgim për Dragoljub Delibasic.

Ky i fundit është arrestuar më 4 shkurt në veri të Mitrovicës, ndërsa kërkesën për paraburgim e ka bërë një prokuror ndërkombëtar.

Gjykata në Mitrovicë ka gjetur se “ekziston rreziku substancial që“i pandehuri të ikë nga hapësira e juridiksionit dhe se po ashtu ekziston rreziku konkret i kërcënimit të dëshmitarëve”.

Delibashiq sipas EULEX-it, duke vepruar në cilësi të komandantit të policisë në Mitrovicë në vitin 1999/2000, dyshohet ka kryer veprën penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional, të kryer në bashkëpjesëmarrje me Oliver Ivanovic, udhëheqësin e pretenduar të “ Rojave të Urës”.

Ai akuzohet edhe për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional, e që kishte rezultuar me shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, të kryera në bashkëpjesëmarrje me Oliver Ivanovic, udhëheqësin e pretenduar të “Rojave të Urës”.

Akuza e tretë që rëndon mbi të, është për nxitje të kryerjes së veprës penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional, të kryer në bashkëpjesëmarrje me Oliver Ivanovic, udhëheqësin e pretenduar të “ Rojave të Urës”.
XS
SM
MD
LG