Ndërlidhjet

SHBA: Ministri Hoxhaj u takua me sekretarin Kerry


John Kerry (majtas) dhe Enver Hoxha gjatë takimit në Uashington
John Kerry (majtas) dhe Enver Hoxha gjatë takimit në Uashington
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, sot ditën e dytë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, është takuar me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, ka njoftuar Ministria e punëve të jashtme e Kosovës.

Zoit Hoxhaj e ka falënderuar sekretarin Kerry për mbështetjen shumë të madhe që SHBA po i japin perspektivës evroatlantike të Repubkikës së Kosovës dhe për procesin e normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi.

“Roli i Shteteve të Bashkuara në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar ka qenë përcaktues në rritjen e numrit të njohjeve, për çka jemi shumë mirënjohës”, ka thënë zoti Hoxhaj gjatë takimit me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry.

Sipas njoftimit të Ministrisë së punëve të jashtme të Kosovës, sekretari John Kerry ka shprehur mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG