Ndërlidhjet

Kosovë: Pa kuorum - nuk votohet për rekomandimet për Universitet


Pamje nga një seancë e mëparshme e Kuvendit të Kosovës
Pamje nga një seancë e mëparshme e Kuvendit të Kosovës
Në Kuvendin e Kosovës sot nuk është mbajtur votimi për rekomantimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës opozitare, të mbështetura edhe nga dy partitë e tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Vetëvendosje, për Universitetin e Prishtinës.

Pasi nuk u pranua kërkesa për një konsultë 15 minutëshe, e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, deputetët e kësaj partie dhe ata të Aleancës për Kosovën e Re, u larguan nga salla.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, duke konstatuar mungesën e kuorumit, e mbylli seancën e sotme.

Në rekomandimet e LDK-së përfshihej edhe ajo që rektori i Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Ibrahim Gashi, dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, të paraqesin dorëheqje, në mënyrë që t’i shërbehet procesit të normalizimit të gjendjes.
XS
SM
MD
LG