Ndërlidhjet

SHBA: Në shënjestër - firmat që kanë bërë biznes me Iranin


Pamje nga Uashingtoni
Pamje nga Uashingtoni
Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara ka shpallur aksione të reja kundër kompanive dhe individëve në Evropë dhe Lindjen e Mesme, që kanë bërë biznes me Iranin, duke mos i respektuar sanksionet ndërkombëtare.

Departamenti i Thesarit ka njoftuar sot se ka dyshime se ata “kanë luajtur rol në mbështetje të programit atomik iranian dhe mbështetjen aktive për terrorizëm”.

Entitetet dhe individët që ishin cak i këtij aksioni amerikan, janë të vendosur në gjithë botën dhe operojnë në Turqi, Spanjë, Gjermani, Gjeorgji, Afganistan, Iran, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Lihtenshtajn.

Me këtë aksion shënohet hera e dytë që Uashingtoni vepron kundër atyre që nuk i kanë respektuar sanksionet kundër Iranit, prej se është arritur një marrëveshje me Teheranin, në nëntor të vitit të kaluar.

Irani ka premtuar ndaljen e disa aktiviteteve atomike dhe lejimin e inspektimeve të kapaciteteve të veta bërthamore, në këmbim për zbutje të sanksioneve ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG