Ndërlidhjet

Ministri i financave i Rumanisë, jep dorëheqjen


Ilustrim
Ilustrim
Ministri i financave i Rumanisë, Daniel Chitoiu, ka dhënë dorëheqjen e tij nga qeveria e koalicionit pasi hetuesit kanë nis një hetim për korrupsion ndaj gruas së tij.

Chitoui, që ka qenë edhe zëvendëskryeministër në koalicionin qeverisës të qendrës së majtë të Rumanisë, ka mohuar se dorëheqja e tij ka të bëjë me skandalin e bashkëshortës.

Ai ka deklaruar se dëshiron të përqëndrohet në aktivitetet e partisë së tij, përpara zgjedhjeve në Rumani.

Prokurorët në Bukuresht, kanë njoftuar në fund të janarit se kanë nisur procedurat penale ndaj gruas së tij, Laura Chitoiu, mbi akuzat se ajo ka abuzuar me pozitën e saj të mëparshme si drejtuese e departamentit në agjencin e mbikqyrjes së financave të Rumanisë.
XS
SM
MD
LG