Ndërlidhjet

Paraburgim për dy persona që donin të shkonin në Siri


Ilustrim
Ilustrim
Një gjyqtar ndërkombëtar i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka urdhëruar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj dy personave të dyshuar për tentim të kryerjes së veprës penale Organizimi dhe pjesëmarrja në një grup terrorist.

Në një komunikatë për media nga EULEX-i, thuhet se "të dyshuarit planifikonin që të shkojnë dhe të luftojnë në Siri në radhët e Al-Kaidës.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror vendas nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
XS
SM
MD
LG