Ndërlidhjet

Reagon shoqëria civile për arrestimet e protestuesve


Ilustrim
Ilustrim
Arrestimi i dhjeta persona gjatë protestës para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, është dënuar ashpër nga shoqëria civile.

Tetë organizata ka shpreh pakënaqësinë e tyre me sjelljet gjatë protestës së sotme, ku janë prangosur edhe disa anëtarë të shoqërisë civile.

“Arrestimi i studentëve dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile është akt jodemokratik dhe cenon lirinë e asociimit, si një e drejtë e garantuar me Kushtetutë”, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga tetë organizata.

Sipas këtij njoftimi, në mesin e të arrestuarve është edhe Ilir Deda, drejtor ekzekutiv në Institutin KIPRED, i cili ishte në përpjekje për të qetësuar masën, dhe se për këtë ka video-ingjizime të cilat mund ta vërtetojnë pohimin e shoqërisë civile.

“Policia ka arrestuar z. Deda në kohën kur po provonte të bisedonte me policinë për të qetësuar protestën”, thuhet në këtë njoftim.

“Protesta dhe kërkesat e studentëve për largimin e rektorit Ibrahim Gashi i zënë në mashtrim, për krijimin e një mekanizmi objektiv që do të verifikonte thirrjet akademike deri më tani, me qëllim të krijimit të një universitet transparent dhe llogaridhënës janë të drejta”, shtohet në komunikatë.

Për këtë, shoqëria civile mbetet e përkushtuar në përkrahjen e kauzës së drejtë dhe legjitime të studentëve.

Ndërsa nënshkruese të kësaj komunikate janë organizatat përkrahëse të protestës: Instituti për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, KIPRED, Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, RrGGK, Syri i Vizionit, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, KCSF, Iniciativa për Progres, INPO, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, GSJP, Instituti për Studime të Avancuara, GAP dhe Instituti Demokraci për Zhvillim, D4D.
XS
SM
MD
LG