Ndërlidhjet

OKB: Rusia e kundërshtoi propozimin për Sirinë


Pamje nga një seancë e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të Kpmbeve të Bashkuara për Sirinë
Pamje nga një seancë e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të Kpmbeve të Bashkuara për Sirinë
Rusia e ka kundërshtuar propozim-rezolutën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën kërkohet qasje e plotë e punëtorëve humanitarë në gjithë Sirinë.

Teksti i propozuar nga Australia, Luksemburgu dhe Jordania, është hedhur poshtë mbrëmë vonë nga ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin.

Raportohet se në këtë propozim-rezolutë janë kritikuar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe sulmet joproporcionale kundër civilëve.

Poashtu, kërkohet përfundim i okupimit dhe çmilitarizim i shkollave dhe spitaleve.

Refuzimi i Rusisë u bë pasi dje nga disa pjesë të qytetit të rrethuar Homs, u evakuuan 80 gra, fëmijë dhe pleq, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara në bisedimet në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG