Ndërlidhjet

OKB: Rritje e numrit të viktimave civile në Afganistan


Pamje nga kryeqyteti Kabul në Afganistan
Pamje nga kryeqyteti Kabul në Afganistan
Kombet e Bashkuara thonë se numri i civilëve të vrarë dhe të plagosur në Afganistan, gjatë vitit 2013, është rritur për 14%, në krahasim me vitin 2012.

Misionin ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) në raportin vjetor, thotë se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 8.615 viktima civile, prej tyre 2.959 të vrarë dhe 5.656 të plagosur.

Nga ana tjetër, është rritur për 34% edhe numri i fëmijëve të vrarë dhe të plagosur në këtë vend.

Raporti i fajëson kryengritësit për 74% të viktimave civile.

Policia e Afganistanit dhe ushtria janë përgjegjëse, sipas raportit, për 8%, ndërsa forcat e koalicionit ndërkombëtar për 3% të viktimave civile gjatë vitit 2013.

Për 10% të viktimave nuk mund të fajësohet asnjëra palë, ndërsa për 5% e viktimave thuhet se janë të panjohura.
XS
SM
MD
LG