Ndërlidhjet

SHBA: Shënohet 50 vjetori i ardhjes së parë të grupit Beatles


Grupi The Beatles nga vitet e 60-ta
Grupi The Beatles nga vitet e 60-ta
Dashamirët e muzikës në Shtetet e Bashkuara, këtë fundjavë, po e shënojnë 50 vjetorin e ardhjes së parë të grupit të njohur muzikor britanik, Beatles.

Më 7 shkurt të vitit 1964, katër pjesëtarët e grupit, John Lenon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr, arritën në Nju Jork, për të parën herë në karrierën e tyre.

Ata ishin pritur nga një grup i të rinjëve të entuziazmuar.

Nesër, më 9 shkurt, shënohet 50 vjetori i paraqitjes së parë direkte në Televizionin amerikan, në emisionin The Ed Sullivan Show, i cili ishte një program legjendar, që vlerësohej se shikohej nga 73 milionë njerëz.

Saktësisht në minutën kur mbushen 50 vjet prej se grupi Beatles këndoi në këtë program, dy pjesëtarët e gjallë të grupit, McCartney dhe Starr, do të bashkohen në ekran për një emision special në Televizionin amerikan, të titulluar “The Beatles – Nata që e ndryshoi Amerikën”.
XS
SM
MD
LG