Ndërlidhjet

Kelmendi fiton medaljen e artë në Paris


Majlinda Kelmendi, foto nga arkivi
Majlinda Kelmendi, foto nga arkivi
Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka arritur të fitojë medaljen e artë në “Grand Slam-in” e Parisit.

Ajo doli e para në kategorinë deri në 52 kilogramë. Majlinda Kelmendi të gjitha betejat deri në finale i fitoi me Ippon. Ndërkaq, luftën e fundit ndaj finlandezes Janna Sundberg nga Finlanda, që radhitet e katërta në botë, Kelmendi e fitoi për më pak se 3 minuta, duke e rrëzuar finlandezen dhe me Ippon u shpall fituese.

Për Majlindën kjo ishte fitorja e 6-të kundër 30-vjeçares. Ndërsa, Distria Krasniqi arriti të futet në mesin e 4 më të mirave.
XS
SM
MD
LG