Ndërlidhjet

Rusi: Në katedrale - u vranë dy dhe u plagosën gjashtë vetë


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët rusë thonë se një person i armatosur i ka vrarë dy dhe i ka plagosur gjashtë vetë brenda një Katedrale Ortodokse në ishullin lindor Sahalin.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se sulmuesi kishte depërtuar brenda katedrales gjatë meshës të dielën në mëngjes, me ç’rast e ka vrarë një murgeshë dhe një pjesëtar të famullisë, dhe plagosur gjashtë besimtarë.

Autoritetet e hetimit në Rusi kanë njoftuar se sulmuesi i dyshuar është arrestuar, pas të shtënave në katedralen kryesore në qytetin Juzhno-Sahalinsk.
XS
SM
MD
LG