Ndërlidhjet

Soçi: Pas ditës së parë prinë Norvegjia


Pamje nga garat e skiatorëve në Olimpiadë
Pamje nga garat e skiatorëve në Olimpiadë
Pas ditës së parë të garave në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë, në tabelën e medaljeve të fituara prinë Norvegjia, me gjithsej 5 medalje, prej tyre dy të arta, një të argjendtë dhe dy të bronxta.

Pastaj radhiten Kanadaja dhe Holanda me nga tri medalje, përfshirë nga një të artë, pasojnë Austria dhe Shtetet e Bashkuara me nga dy medalje, përfshirë nga një të artë.

Nga një medalje të argjendtë, ditën e parë të garave në Olimpiadën Dimërore në Soçi të Rusisë, e fituan sportistët nga Italia dhe Suedia, ndërsa një medalje të bronxtë e fitoi Republika Çeke.
XS
SM
MD
LG