Ndërlidhjet

Iran: Flota detare dërgohet kah luftanijet amerikane


Ilustrim
Ilustrim
Komandani i lartë i marinës iraniane, admirali Afshin Rezayee Haddad, thotë se luftanijet e Iranit janë dërguar drejt kufijve detarë të Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të pozicionimit të luftanijeve amerikane në rajonin e Gjirit.

Agjencia iraniane e lajmeve, Fars, e kontrolluar nga shteti, raporton se admirali Haddad tha se Flota iraniane tash po lëvizë kah Oqeani Atlantik, nëpër “ujërat afër Afrikës Jugore” dhe ka theksuar se “kjo lëvizje është mesazh”.

Ky raport për lëvizje të luftanijeve iraniane nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Në Uashington, Pentagoni ka shpehur dyshim për këto pretendime, po ka theksuar se “anijet janë të lira për të operuar në ujërat ndërkombëtare”.
XS
SM
MD
LG