Ndërlidhjet

Incko: Situata në Bosnjë – më e keqja prej luftës


Valentin Inzko
Valentin Inzko
Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnjë Hercegovinë, Valentin Inzko, e ka shtruar çështjen e dërgimit të ushtarëve të Bashkimit Evropian në këtë vend në të ardhmen, nëse trazirat aktuale përshkallëzojnë.

Mëtutje, zoti Inzko i ka thënë gazetës austriake Kurir se situata në Bonsjë është “më e keqja” prej përfundimit të luftës 1992-95.

“Nëse situata përshkallëzon, ne me gjasë do të duhet të mendojmë për trupa të BE-së, por jo tash menjëherë”.

Bosnjë Hercegovina është përfshirë tri ditë këtë javë nga protestat e dhunshme kundër papunësisë, varfërisë dhe korrupsionit.

Qindra njerëz janë lënduar, ndërsa ndërtesat qeveritare janë ndezur nga protestuesit, përfshirë edhe ato në Sarajevë, ditën e premte.

Qeveritë lokale në katër qytete, së bashku me Sarajevën, kanë dhënë dorëheqje për shkak të trazirave.

Megjithatë, duket se tensionet ishin ulur dje, kur protestat ishin kryesisht paqësore.
XS
SM
MD
LG