Ndërlidhjet

Gjenevë: Filloi rundi i dytë i bisedimeve për Sirinë


I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë Lakhdar Brahimi
I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë Lakhdar Brahimi
Në Gjenevë të Zvicrës ka filluar rundi i dytë i bisedimeve për arritjen e paqes në Siri, ndërmjet qeverisë së presidentit, Bashar al-Assad, dhe opozitës.

Ndërmjetësuesi Lakhdar Brahimi, i dërguar i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe, ka filluar të mbajë takime të ndara dhe të mbyllura me delegacionet e qeverisë dhe të opozitës, në përpjekje për ta përcaktuar agjendën për javët e ardhshme.

Raportohet se Brahimi i ka shtruar çështjet kryesore të ndaljes së dhunës, krijimit të një organi qeverisës dhe planet për institucionet kombëtare dhe pajtimin.

Nuk është e qartë se sa do të zgjasë rundi i dytë i bisedimeve.

Rundi i parë, i mbajtur muajin e kaluar, përfundoi pa progres madhor.

Nga ana tjetër, ka raporte se po zhvillohen negociata për arritjen e marrëveshjes së re humanitare në qytetinm e rrethuar Homs.

Dje, më se 600 civilë janë evakuuar nga hapësirat që janë nën kontrollin e kryengritësve në këtë qytet.
XS
SM
MD
LG