Ndërlidhjet

Soçi: Pesë vende i kanë fituar nga dy medalje të arta


Pamje nga ceremonia e shpalljes së fituesve në Lojërat Olimpike
Pamje nga ceremonia e shpalljes së fituesve në Lojërat Olimpike
Në Lojërat Dimërore Olimpike në Soçi të Rusisë, në garat e deritashme , nga dy medalje të arta i kanë fituar sportistët e pesë vendeve pjesëmarrëse: Kanadaja, Norvegjia, Holanda, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.

Vendi mikrpritës, Rusia, deri tash ka fituar një medalje të artë, dy të argjendta dhe dy të bronxta.

Nga ana tjetër, pos dy medaljeve të arta, Kanadaja ka fituar edhe dy të argjendta, e një të bronxtë, Norvegjia, pos dy medaljeve të arta, i ka edhe një të argjendtë dhe katër të bronxta.

Në tabelën e medaljeve të fituara gjenden edhe Shtetet e Bashkuara, me dy të arta, e tri të bronxta.

Deri tash, medalje kanë fituar sportistë nga 18 vende pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi.
XS
SM
MD
LG