Ndërlidhjet

Iran: Test i suksesshëm i raketave të reja


Ilustrim
Ilustrim
Irani ka shpallur se me sukses i ka testuar dy raketa të reja, pak para shënimit të 35 vjetorit të Revolucionit Islamik.

Ministri i mbrojtjes, Hossein Deghan, tha sot se testimi i raketave balistike ka kaluar ashtu siç është planifikuar dhe se ato “mund tu shmangen sistemeve antiraketore” dhe kanë kapacitet për “shkatërrim të madh”.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA, raportoi se presidenti, Hassan Rohani, i uroi popullit dhe liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, testimin e suksesshëm të raketave.
XS
SM
MD
LG