Ndërlidhjet

Shpëton nga shpërthimi kryetari i parlamentit të Irakut


Usama al-Nujaifi, Kryetar i parlamentit të Irakut
Usama al-Nujaifi, Kryetar i parlamentit të Irakut
Një bombë ka shpërthyer në afërsi të konvojit të kryetarit të parlamentit të Irakut. Zyrtarët thanë se Usama el-Nujaifi nuk është lenduar nga sulmi që ka ndodhur në afërsi të qytetit verior të Mosul.

Shpërthimi ka dëmtuar një automjet që transportonte truprojat e kryetarit, me çrast ka pasur disa të plagosur. Asnjë grup nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmin.

Militantët Sunni islamike, kontrollojnë disa terren në Irak, veçanërisht ato në provincën perëndimore të Anbar ku kanë pushtuar dy qytete më 1 janar.

Që atëherë, më shumë se 1,mijë vetë janë vrarë në të gjithë vendin. Në një incident tjetër, një makinë bombë ka shpërther pranë një kafiterie në një lagje kryesisht shiite të Bagdadit jugore, duke vrarë tre persona.
XS
SM
MD
LG