Ndërlidhjet

Pentagoni nuk shqetësohet nga planet detare të Inanit


Ilustrim
Ilustrim
Pentagoni thotë se "nuk është i shqetësuar" rreth një njoftimi iranian se ky vend, do të dërgojë luftanijet në drejtim të ujërave të SHBA-ve.

Të shtunën, një oficer i marinës iranian është citua nga agjencia e lajmeve Fars të ketë thënë se anijet i janë "afruar kufijëve të detrave të Shteteve të Bashkuara”.

Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Steve Warren, tha se Pentagoni nuk ka asnjë informacion për ndonjë anije ushtarake iraniane që po i afrohet Atlantikun.

Agjencia e lajmeve Fars, tha se plani ishte pjesë e "reagimit të Iranit ndaj forcave detare të Uashingtonit në Gjirin Persik”.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj rregullisht organizojnë ushtrime detare në Gjirin Persik.
XS
SM
MD
LG