Ndërlidhjet

Javën e ardhshme takohen koretë e ndara


Ilustrim
Ilustrim
Koretë e Veriut dhe Jugut pritet të zhvillojnë këtë javë bisedime të nivelit të lartë, për të caktuar trendin e bashkimit të familjeve të ndara në dy shtetet, prej kohës së luftës koreane të vitit 1950-53.

Ministria për Unifikim e Koresë së Jugut njofton se takimi do të zhvillohet në një fshat kufitar dhe se në tavolinën negociatore do të gjenden çështjet “kryesore ndër-koreane”.

Bashkimi familar, është caktuar të ndodh më 20-25 shkurt, ndërsa tash e tri vjet është pezulluar ky proces.

Koreja e Veriut ka anuluar bashkimet familjare që ishin caktuar vitin e kaluar, për muajin shtator, dhe atë në minutën e fundit.

Mirëpo, bashkimet familjare, që prekin qindra familje, si proces sërish po kërcënohet nga manovrat e përbashkëta ushtarake që kanë paralajmëruar t’i zhvillojnë Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut më 24 shkurt.

Pheniani kërcënoi Korenë e Veriut për shkak të këtyre manovrave.
XS
SM
MD
LG