Ndërlidhjet

99 vdesin nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Algjeri


Aeroplani transportues ushtarak Hercules C-130 (Ilustrim)
Aeroplani transportues ushtarak Hercules C-130 (Ilustrim)
Një aeroplan transportues ushtarak është rrëzuar në lindje të Algjerisë të martën, duke vrarë të paktën 99 persona sa ishin në bord, lajmërojnë mediet lokale.

Agjenci të ndryshme ndërkombëtare të lajmeve citojnë televizionim Ennahar, që raporton për shifrën e 103 viktimave duke cituar burimet e veta brenda forcave të armatosura.

Medie të tjera ndërkaq raportojnë se në bord ishin 99 veta.

Aeroplani ushtarak është rrëzuar në rajonin malor në krahinën Oum El Bouaghi, që gjendet rreth 500 kilometra në lindje të kryeqytetit.

Aeroplani Hercules C-130 po bartte ushtarë dhe anëtarë të familjes së tyre.
XS
SM
MD
LG