Ndërlidhjet

Brahimi: Bisedimet e fundit dhanë progres të vogël


Zvicër - Lakhdar Ibrahimi, emisari arab dhe i Kombeve të Bashkuara në bisedimet paqësore për Sirinë, gjatë konferencës për shtyp në Gjenevë, 11 shkurt, 2014
Zvicër - Lakhdar Ibrahimi, emisari arab dhe i Kombeve të Bashkuara në bisedimet paqësore për Sirinë, gjatë konferencës për shtyp në Gjenevë, 11 shkurt, 2014
Emisari arab dhe i Kombeve të Bashkuara në bisedimet paqësore për Sirinë, Lakhdar Ibrahimi i ka thënë gazetarëve se raundi i fundit i negociatave ka prodhuar një përparim të vogël.

Brahimi tha të martën se raundi i dytë i bisedimeve ka qenë “i mundimshëm” sikur cilkli i parë, që u zhvilluar muajin e kaluar.

Përfaqësuesit e qeverisë siriane dhe opozitarët janë takuar ballë për ballë të martën, ndërsa zëdhënësi i kampit opozitar Louay Safi tha se qeveritarët po vazhdojnë të insistojnë që bisedimet duhet të përqendrohen në ndaljen “e terrorizmit”.

Ky term përdoret nga qeveria në Damask, për të përshkruar kryengritësit sirian që luftojnë kundër regjimit të Bashar al-Assad.

Brahimi i ka bërë thirrje të gjitha palëve që të “ndihmojnë Sirinë të nxjerr nga makthi të cilin populli po e përjeton tash e tri vjet”.

Në ndërkohë, evakuimi i civilëve nga qyteti Homs, është ndërprerë të martën, për shkak të zhbllokimit të rrugëve nga gërmadhat e makinave.

Evakuimi i civilëve është një prej çështjeve për të cilën palët janë pajtuar gjatë bisedimeve në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG