Ndërlidhjet

SDS: Të dorëhiqet qeveria në Republika Serpska


Ilustrim
Ilustrim
Partia Demokratike Serbe (SDS) në Bosnje e Hercegovinë, i ka bërë thirrje qeverisë së Republika Serpska që të dorëhiqet dhe që ky entitet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kryetari i SDS-it, Mlladen Bosiq ka thënë se situata sociale në këtë entitet, nuk është asgjë më e mirë sesa në tërësi gjendja në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ai tha se edhe në këtë entitet serb të Bosnjës, mund të priten protestat e qytetarëve në Banjallukë.

Të njëjtën gjë e kanë paralajmëruar sot edhe veteranët serb të Bosnjës, të cilët kanë kushtëzuar presidentin e Republika Serpska me dorëheqjen e kryetarit të organizatës së veteranëve, ose përndryshe të përballet me pakënaqësinë e serbëve të atjeshëm.

SDS është në opozitë.
XS
SM
MD
LG