Ndërlidhjet

Bruksel: Rund i ri i dialogut Kosovë – Serbi


Hashim Thaçi (djathtas), Catherine Ashton (në mes) dhe Ivica Daçiq
Hashim Thaçi (djathtas), Catherine Ashton (në mes) dhe Ivica Daçiq
Në Bruksel sot mbahet edhe një rund i ri i dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, në kuadër të Marrëveshjes për normalizim të arritur më 19 prill të vitit të kaluar.

Takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe i atij të Serbisë, Ivica Daçiqi, mbahet me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.

Të dy kryeministrat të hënën vonë morën pjesë edhe në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën u diskutua raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, për Kosovën.

Në rundin e sotëm të dialogut Kosovë – Serbi, pritet të diskutohet për çështjen e sistemit gjyqësor në pjesën veriore të Kosovës dhe eventualisht për formimin e Asociacionit të komunave serbe të Kosovës.
XS
SM
MD
LG