Ndërlidhjet

SHBA: Obama e nderoi Hollande me darkë shtetërore


Presidenti amerikan Barack Obama (djathtas) gjatë takimit me presidentin e Francës Francois Hollande në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti amerikan Barack Obama (djathtas) gjatë takimit me presidentin e Francës Francois Hollande në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka nderuar presidentin e Francës, Francois Hollande, me darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, mbrëmë vonë, në të cilën ishin të ftuar afro 350 mysafirë.

Më herët, të dy presidentët i riafirmuan synimet e tyre reciproke.

Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe Franca ishin pajtuar për sanksione kundër Iranit, por të dy liderët në një mënyrë e anashkaluan çështjen e skandalit të vëzhgimit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara, që ka shkaktuar tmerr në Francë.

Kjo ndodhi pas zbulimit se miliona të dhëna telefonike të francezëve ishin tubuar nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë.

Raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Francës e kanë kaluar një rrugë të gjatë prej vitit 2003, kur Parisi refuzoi ta mbështesë luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak, me ç’rast marrëdhëniet ishin ftohur.
XS
SM
MD
LG