Ndërlidhjet

Arrestohet një zyrtar i Policisë së Kosovës


Ilustrim
Ilustrim
Inspektorati i Policisë së Kosovës, bënë të ditur se pas një hetimi të përbashkët në mes të hetuesve të inspektoratit dhe Drejtorisë për hetimin e trafikimit me njerëz të policisë, kanë arrestuar një zyrtar policor nga stacionit Qendra në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës.

“Informatat e para lidhur me këtë rast IPK-ja i ka pranuar ditë më herët dhe ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin kompetent nga prokuroria Themelore e Prishtinës. Pas disa veprimeve hetimore, zyrtari policor është arrestuar mbrëmë me dyshimin se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në një komunikaten për media të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Me vendim të prokurorit të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
XS
SM
MD
LG