Ndërlidhjet

Fillon takimi në Bruksel


Ivica Daçiq dhe Hashim Thaç gjatë takimit të 27 janarit
Në Bruksel kanë filluar bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, baroneshës Catherine Ashton, pritet të bisedojnë për çështjen e sistemit të drejtësisë në veri të Kosovës.

Ky është raundi i dytë për këtë vit. I pari, i mbajtur më 27 janar, përfundoi pa marrëveshje.

Këto bisedime po mbahen në kuadër të marrëveshjes së arritur më 19 prill ndërmjet dy vendeve për normalizimin e raporteve midis tyre.
XS
SM
MD
LG