Ndërlidhjet

Kina ndan $1.6 miliardë për të luftuar smogun


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Qeveria kineze njoftoi të mërkurën se do të ndaj një fond prej 1.65 miliardë dollarë për të luftuar ndotjen e ajrit, ndërsa ka ofruar edhe shpërblime për kompanitë që veprimtarinë e tyre, e përqendrojnë në mbrojtje të mjedisit.

Ndotja e ajrit është një problem në rritje për liderët kinez, të cilët druajnë se kjo gjë përbënë një potencial për trazira, meqë popullata urbane është kundërshtare e madhe e modelit ekonomik të rritjes-me-çdo-çmim, i cili ka helmuar shumë ajrin, tokën dhe ujin e këtij shteti.

Autoritetet kanë lëshuar një varg urdhëresash në përpjekje për të pastruar vendin.

PO ashtu është investuar shumë edhe në luftimin e ndotjes, ndërsa gjykatat trajtojnë me prioritet rastet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit.

Sipas një vendimi të qeverisë kineze, ndotësit e mëdhenj, mund të denohen edhe me vdekje.

Mirëpo, zbatimi i ligjit është i mangët në nivelin lokal, ku autoritetet janë të varura nga taksat që paguajnë industritë ndotëse.
XS
SM
MD
LG