Ndërlidhjet

Thaçi: Ka përafrim, por jo marrëveshje


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ka pasur përparime rreth qëndrimeve të palëve.

“Kemi shënuar një progres rreth arritjes së marrëveshjes. Kemi përafrime të qëndrimeve dhe i kemi diskutuar të gjitha gjërat sa i takon funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe të gjitha këto përafrime janë bërë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Ndërsa presim në ditët e ardhshme që të finalizojmë marrëveshjen këtu në Bruksel, të dy kryeministrat”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka thënë se në momentin kur do të finalizohen gjërat do të jetë edhe marrëveshje e shkruar.
XS
SM
MD
LG