Ndërlidhjet

Vuçiq: Nuk ka ende marrëveshje për gjyqësorin


Ilustrim
Ilustrim
Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë serbe, Alleksandar Vuçiq ka thënë sot se në Bruksel nuk është arritur ende marrëveshja përfundimtare në lidhje me gjyqësorin në Kosovë.

“Asgjë nuk ka ndryshar, dhe asgjë nuk është pajtuar”, është përgjigjur Vuçiq në pyetjen e medieve serbe rreth propozimeve të djeshme për zgjidhjen e problemit të gjyqësorit në veri, dhe nëse ka pasur ndryshime.

“Ka një çështje, e ajo është që asgjë nuk vlen, përderisa nuk merremi vesh për të gjitha”, citon agjencia beta Vuçiqin.

Numri dy i qeverisë në Beograd, ka thënë po ashtu se e ka të vështirë që ta përshkruaj taktikën serbe në negociatat me Prishtinën, meqë ka gjëra të cilat opinioni publik nuk duhet t’i dijë.

“Andaj keni besim në lidershipin e Serbisë, sepse e dimë se çfarë po bëjmë”, ka thënë ai.

Vuçia ka akuzuar kohë më parë qeverinë në Prishtinës se, siç ka thënë ai, “me truqe” po dëshiron të ndryshojë marrëveshjet.
XS
SM
MD
LG