Ndërlidhjet

Samarxhiq: Kapitullim i ri i Daçiqit dhe Vuçiqit për Kosovën


Sllobodan Samarxhiq
Sllobodan Samarxhiq
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë në opozitë, Sllobodan Samarxhiq, ka vlerësuar sot se krerët e qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vuçiq, kanë “kapitulluar” gjatë negociatave në Bruksel, për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Samarxhiq tha se Daçiq dhe Vuçiq e kanë pranuar “ultimatumin” e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, që gjykata në Mitrovicën veriore të ketë autoritet për shtatë komuna, e jo për katër komuna me popullatë shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës, raporton agjencia Beta.

Më herët gjatë ditës, nënkryetari i parë i qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në Bruksel ende nuk është arritur marrëveshja përfundimtare lidhur me sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke u thënë gazetarëve se “asgjë nuk ka ndryshuar dhe për asgjë nuk është arrritur marrëveshje”.
XS
SM
MD
LG