Ndërlidhjet

Turqi: Samiti me Afganistanin dhe Pakistanin për bashkëpunim


Recep Tayyip Erdogan, Hamid Karzai, Abdullah Gul dhe Nawaz Sharif (nga e majta në të djathtë)
Recep Tayyip Erdogan, Hamid Karzai, Abdullah Gul dhe Nawaz Sharif (nga e majta në të djathtë)
Në Ankara të Turqisë sot janë takuar liderët e Turqisë, Afganistanit dhe Pakistanit, në samitin që ka për qëllim promovimin e dialogut dhe të bashkëpunimit.

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul, e ka pritur presidentin afgan, Hamid Karzai, dhe kryeministrin e Pakistanit, Nawaz Sharif, në pallatin presidencial në Ankara. Në takim ishte edhe kyreminsitri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ky ishte takimi i tetë i këtillë ndërmjet tri vendeve, prej vitit 2007.

Takimi është i fokusuar në siguri, bashkëpunim ekonomik dhe këmbime në fushën e arsimit.
XS
SM
MD
LG