Ndërlidhjet

BE: Thirrje për dialog dhe qeveri të koalicionit në Ukrainë


Stefan Fyle (djathtas) gjatë takimit me presidentin Viktor Yanukovich në Kiev
Komisionari i Bashkimit Evropian për zgjerim, Stefan Fyle, mbrëmë vonë u ka bërë thirrje zyrtarëve të lartë të Ukrainës dhe liderëve opozitarë që të ndërmarrin “hapa urgjentë” për formimin e qeverisë së koalicionit, për ta ndalur krizën politike, e cila po zgjatë tash e tre muaj.

Zoti Fyle u tha reporterëve në kryeqytetin Kiev se ka kërkuar që të dy palët të pajtohen për reformën kushtetuese, e cila do t’i kufizoj autoritetet e presidentit dhe do ta forcoj atë të parlamentit.

Fyle, poashtu, u ka tërhequr vërejtjen autoriteteve që të mos i keqtrajtojnë protestuesit, meqë sipas tij, është vështirë të fitohet besimi i demonstruesve nëse vazhdojnë “arrestimet, frikësimi, keqtrajtimi i protestuesve dhe i aktivistëve”.

Gjatë qëndrimit të tij në Kiev prej të martës, Stefan Fyle, është takuar me presidentin, Viktor Yanukovich, liderët opozitarë dhe pjesëtarët e shoqërisë civile.

Ai po përpiqet t’i ulë tensionet ndërmjet autoriteteve dhe protestuesve antiqeveri në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG