Ndërlidhjet

Lavrov: Perëndimi të mos përzihet në Ukrainë


Sergei Lavrov (djathtas) dhe Frank-Walter Steinmaier gjatë takimit të sotëm në Moskë
Sergei Lavrov (djathtas) dhe Frank-Walter Steinmaier gjatë takimit të sotëm në Moskë
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, edhe njëherë i ka tërhequr vërejtjen perëndimit, që të mos përzihet në krizën politike në Ukrainë.

Gjatë një konference për shtyp sot në Moskë, Lavrov tha se shtetasit e Ukrainës duhet të lejohen që vetë t’i zgjidhin çështjet.

“Ne besojmë se ukrainasit vetë duhet ta gjejnë mënyrën për të dalë nga kriza politike”, tha Lavrov dhe shtoi se Moska pret që “të gjithë partnerët e tjerë të Ukrainës ta ndjekin parimin e njejtë”.

Ai e akuzoi Bashkimin Evropian se po synon të krijoj “sferë të influencës” duke i bërë presion Ukrainës për ta nënshkruar Marrëveshjen e Asocimit në kurriz të marrëdhënieve me Rusinë.

Këto komente ai i bëri në një konferencë për shtyp së bashku me ministrin e jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili po e viziton Rusinë.
XS
SM
MD
LG