Ndërlidhjet

Jemen: Nga sulmi i militantëve u liruan 19 të burgosur


Ushtarët në përcjellje të militantëve të al-Kaidës gjatë procesit gjyqësor
Ushtarët në përcjellje të militantëve të al-Kaidës gjatë procesit gjyqësor
Autoritetet në Jemen sot janë në kërkim të të burgosurve që kanë ikur nga një burg në kryeqytetin Sana, pasi militantët i liruan 19 terroristë të dënuar të al-Kaidës.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Jemenit, Saba, raportoi se sulmuesit dje e aktivizuan një makinë-bombë afër murit të burgut, me ç’rast depërtuan në hapësirën e burgut dhe i vranë së paku 7 rojtarë.

Derisa sulmuesit ishin shpërndarë brenda burgut në kërkim të pjesëtarëve të al-Kaidës për t’i liruar, një grup tjetër i militanëtve i sulmoi rojet e burgut në hyrjen kryesore, ndërsa ka pasur të shtëna edhe nga kulmet e ndërtesave të afërta.

Së paku tre zyrtarë të burgut dhe rojtarë, të dyshuar se i kanë ndihmuar militantët, janë arrestuar.

Prej atyre që kanë ikur nga burgu ishin edhe disa të involvuar në përpjekjen e vitit 2011 për vrasjen e presidentit të përmbysur, Ali Abdullah Saleh.

Kanë ikur edhe së paku 10 të burgosur të tjerë.
XS
SM
MD
LG