Ndërlidhjet

Kosovë: Liderët e lartë botërorë e uruan Jahjagën


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka dërguar telegram urimi presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e gjashtëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

“Në emër të popullit të Amerikës kam kënaqësinë që t’i uroj popullit të Kosovës gjashtëvjetorin e pavarësisë suaj, më 17 shkurt”, thuhet në fillim të telegramit të presidentit Obama, dhe theksohet se Shtetet e Bashkuara “vazhdojnë ta mbështesin zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës dhe rritjen e përgjithshme të saj si demokraci sovrane, e pavarur dhe shumetnike”.

Mëtutje në telegramin e urimit të presidentit amerikan thuhet se “Kosova duhet të jetë krenare për përparimin e rëndësishëm në gjashtë vitet e fundi, veçanërisht arritjet historike të vitit 2013, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prillit me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve dhe me përparimin e bërë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

Telegrami i zotit Obama përfundon me fjalët se Shtetet e Bashkuara “mbesin të përkushtuara për t’i mbështetur parimet tuaja drejt integrimit të plotë evro-atlantik dhe në ndërtimin e një të ardhmej të ndritur për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Telegrame urimi kanë dërguar edhe presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, ai i Italisë, Giorgio Napolitano, pastaj presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, i Hungarisë, Janos Ader, presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, e të tjerë.
XS
SM
MD
LG