Ndërlidhjet

Dorëhiqet ministri gjerman i bujqësisë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Ministri i Bujqësose i Gjermanisë, Hans-Peter Friedrich tha se është shtuar presioni ndaj tij, nga minuta në minut të premten, që të jap dorëheqje, dhe se nuk mundet të vazhdojë më të mbaj këtë post, pa mbështetjen e nevojshme politike.

Politikani Unionit Kristijan Social (CSU) tha se mbetet megjithatë i bindur se ka “vepruar korrekt” kur ka lajmëruar partnerët e Partisë Social-Demokratike (SPD) se një deputet i tyre është i përfshirë në hetimet për pornografi me fëmijët.

Më herët gjatë ditës, kancelarja Angela Merkel kishte dhënë mbështetjen e saj për ministrin Friedrich.

Kritikët kishin akuzuar Hans-Peter Friedrich se me “lajmërimin” e partnerëve kishte penguar hetimet policore, dhe se kjo përbënte një shkelje të sekretit zyrtar.

Madje disa e kishin akuzuar për këtë denoncim, edhe si një nder të pavend politik, i cili nuk guxon të bëhet nga një anëtar i kabinetit qeveritar.
XS
SM
MD
LG