Ndërlidhjet

Franca nis edhe 400 ushtarë në Rep. Qendrore Afrikane


Ilustrim
Franca do të dërgoj një kontingjent shtesë prej 400 ushtarëve në Republikën Qendrore Afrikane, pas thirrjes që bënë Kombet e Bashkuara, për të ndihmuar në luftimin e dhunës sektariane në këtë shtet, lajmëron Parisi zyrtar.

“Presidenti i Republikës ka vendosur që t’i përgjigjet thirrjes, duke ngritur përkohësisht numrin e trupave franceze në Republikën Qendrore Afrikane, në 2,000 paqeruajtës”, thuhet në një njoftim të dërguar nga presidenca e Francës.

Presidenti i Francës François Hollande, ndërkaq i ka bërë thirrje vendeve të tjera që të tregojnë “solidaritet të shtuar” për Republikën Qendrore Afrikane.
XS
SM
MD
LG