Ndërlidhjet

SHBA mund të sulmojë militantët e liruar afganë


Afganistan
Afganistan
Pentagoni ka paralajmëruar se do të sulmojë militantët afganë, të liruar të enjten nga Kabuli, nëse ata u kthehen luftimeve.

“Ata do të bëhen shënjestra legjitime, nëse kthehen në fushë të betejës”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, admirali John Kirby.

Lirimi i 65 militantëve nga Qeveria afgane ka acaruar marrëdhëniet, edhe ashtu të tensionuara, midis Kabulit dhe Uashingtonit.

Në një tjetër zhvillim, Pentagoni ka thënë se dy ushtarë amerikanë janë vrarë të premten nga dy persona të veshur me uniforma të ushtrisë afgane.

Kirby nuk ka thënë nëse sulmet kanë të bëjnë me lirimin e militantëve.
XS
SM
MD
LG