Ndërlidhjet

Talibanët: SHBA do ta ketë fatin e njëjtë si sovjetikët


Forca amerikane në Afganistan
Forca amerikane në Afganistan
Talibanët u kanë bërë thirrje afganëve që të dëbojnë Shtetet e Bashkuara nga Afganistani, ashtu siç kanë vepruar luftëtarët muxhahedinë me forcat sovjetike.

Në deklaratën e lëshuar me rastin e 25-vjetorit të tërheqjes sovjetike nga Afganistani, talibanët kanë thënë se “Amerika sot përballet me fatin e njëjtë si ish-sovjetikët”.

Konvoji i fundit i trupave sovjetike ka lënë Afganistanin më 15 shkurt të vitit 1989.

Shtetet e Bashkuara dhe forcat e tjera ndërkombëtare pritet të tërhiqen nga ky vend në fund të këtij viti.

Ende është e paqartë nëse një forcë e vogël e trupave të huaja do të vazhdojë të mbetet në Afganistan pas vitit 2014, pasi presidenti Hamid Karzai ka refuzuar deri më tash të nënshkruajë një marrëveshje të sigurisë me Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG