Ndërlidhjet

Morsi në gjyq për spiunazh


Muhammad Morsi
Muhammad Morsi
Presidenti i përmbysur i Egjiptit, Muhammad Morsi, do të dalë sot para gjykatës – këtë herë nën akuzat për spiunazh dhe konspiracion për të kryer akte të terrorizmit.

Prokurorët thonë se Morsi dhe 35 të pandehur të tjerë kanë komplotuar me grupin palestinez të Hamasit dhe Hezbollahun e Libanit.

Morsi po gjykohet edhe për përfshirjen e tij në vrasjen e protestuesve opozitarë në dhjetor të vitit 2012.

Ai është përmbysur nga ushtria në korrikun e kaluar.
XS
SM
MD
LG