Ndërlidhjet

Protestuesit në Kiev liruan administratën e qytetit


Kiev - foto arkivi
Kiev - foto arkivi
Protestuesit antiqeveritarë në Ukrainë kanë liruar administratën e qytetit të Kievit, të cilën e kanë mbajtur të pushtuar për më shumë se dy muaj.

Nuk është raportuar për asnjë indicent, derisa protestuesit kanë lënë ndërtesën.

Udhëheqësit e tyre kanë thënë se disa protestues do të vazhdojnë të qëndrojnë para kësaj ndërtese.

Lirimi i saj ka qenë kusht i vënë nga autoritetet për të liruar të gjithë protestuesit e burgosur.

Demonstruesit antiqeveritarë në Ukrainë vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e presidentit Viktor Yanukovych.
XS
SM
MD
LG