Ndërlidhjet

Lëndohen 5 fëmijë rom nga një shpërthim në Tetovë


Ilustrim
Ilustrim
Policia në Maqedoni është duke hetuar një shpërthim që ka lënduar pesë fëmijë romë të dielën.

Incidenti ka ndodhur në qytetin e Tetovës të dielën pasdite, ndërsa sipas autoriteteve mjekësore dy fëmijë janë ende në gjendje kritike, dy vajza 14 vjeçe të cilat kanë marr lëndime të rënda në gjoks e gjymtyrë.

Tre fëmijët e tjerë janë trajtuar në spitalin e Tetovës dhe më pas janë liruar.

Mediet në Shkup, raportojnë të hënën se gjendja e dy vajzave është duke u përmirësuar.

Autoritetet janë duke u munduar që të përcaktojnë llojin e mjetit shpërthyes që shkaktoi këtë incident, kurse dyshimet e para janë se bëhet fjalë për një granatë dore.

Mirëpo, nuk hidhet poshtë mundësia që mund të jetë një mjet i pashpërthyer që ka mbetur nga konflikti i vitit 2001.

Tetova ka qenë në qendër e luftimeve ndërmjet të autoriteteve maqedone dhe shqiptarëve në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG