Ndërlidhjet

ShBA-të fajësojnë regjimin sirian për dështimin e bisedimeve


Ilustrim
Ilustrim
Shtetet e Bashkaura janë rreshtuar pas Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, për të fajësuar regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad për dështimin e bisedimeve paqësore në Gjenevë.

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka thënë të dielën përmes një deklarate se “pengimi i regjimit të Asadit” i ka bërë të vështira bisedimet dhe “ka bllokuar çfarëdo progresi”.

Ndërkaq ministri i jashtëm britanik, William Hague tha se “përgjegjësia për dështimet, bie drejtpërdrejt në regjimin e Assadit”.

Ministri i punëve të jashtme të Sirisë, Walid al-Moallem ndërkaq ka akuzuar Washingtonin të dielën se po mundohet të krijoj klimë negative për raundin e dytë të bisedimeve në Gjenevë.

Emisari ndërkombëtar në bisedime, Lakhdar Brahimi i ka kërkuar falje të shtunën popullit sirian, për dështimin e negociatave.

Ende nuk është caktuar asnjë datë për zhvillimin e raundit të tretë, ndërsa janë shtuar edhe dyshimeve nëse procesi paqësor do të vazhdojë.
XS
SM
MD
LG