Ndërlidhjet

Bora paralizon transportin në Japoni, vdesin 16 veta


Ilustrim
Ilustrim
Pjesë të shumta të japonisë pothuajse po vendnumërojnë të hënën nga bora që po bie pandërprerë që nga fundjava, ndërsa sipas medieve të paktën 16 persona kanë vdekur dhe mbi 1,000 janë lënduar nga moti i lig.

Qindra makina kanë mbetur të ngujuara në rrugë, në prefekturën Nagano që nga e premtja, ndërsa rreth 900 udhëtarë kanë ngelur në trena, raporton gazeta Asahi.

Agjencia meteorologjike japoneze ka paralajmëruar të hënën për më shumë borë dhe erëra të fuqishme në pjesën lindore të ishullit Hokkaido.

Shumë borë ka rënë edhe në Tokio dhe qytete të tjera në Japoninë lindore dhe atë qëndrore, duke penguar transportin ajror, hekurudhat dhe trafikun rrugor.

Ushtria është dashur të intervenojë në të paktën katër qytete për të dërguar ndihma, meqë popullata ishte shkëputur komplet nga jashtë.
XS
SM
MD
LG