Ndërlidhjet

Kerry: Assad preferon luftën, e jo paqen


Ilustrim
Ilustrim
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry thotë se presidenti i Sirisë Bashar al-Assad po mundojnë që të fitojë luftën civile përmes betejave dhe jo duke negociar “me vullnet të mirë” për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore.

Shefi i diplomacisë amerikane i bëri këto komente të hënën në Xhakarta, ndërsa akuzoi direkt regjimin e Assadit për dështimin e procesit paqësor në Gjenevë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius po ashtu dha të dielën komente që direkt ndërlidhin presidentin sirian për pengimin e procesit të bisedimeve paqësore.

Sipas kryediplomatit francez, regjimi i Assadit “ka bllokuar çfarëdo progresi”, ndërsa homologu i tij britanik William Hague, e mbajti përgjegjës për këtë dështim “ekskluzivisht regjimin sirian”.
XS
SM
MD
LG