Ndërlidhjet

Nishani uron Jahjagën në përvjetorin e pavarësisë


Bujar Nishani, foto nga arkivi
Bujar Nishani, foto nga arkivi
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka uruar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga me rastin e festës së pavarësisë së Kosovës.

Në emër të popullit shqiptar, zoti Nishani ka ritheksuar angazhimin, "në intensifikimin e vazhdueshëm të partneritetit strategjik të marrëdhënieve që karakterizon Shqipërinë dhe Kosovën, për t’i shndërruar ato në model rajonal, në të mirë të zhvillimit të dy vendeve tona, përmbushjes së aspiratave të përbashkëta eurointegruese, si edhe në ndihmë të kohezionit mbarëshqiptar”, thuhet në mesazhin e presidentit shqiptar.

"Republika e Shqipërisë i gëzohet arritjeve të mëdha shtetkonsoliduese, angazhimeve rajonale dhe evropiane që Kosova ka përmbushur përgjatë këtyre gjashtë viteve modeste, si edhe garanton mbështetjen e vazhdueshme në vazhdimësinë e mëtejshme të përballjes së këtyre sfidave", ka uruar presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.
XS
SM
MD
LG